Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku, dy emra të njohur në botën e artit dhe sportit, janë në pritje të një ndodhie të veçantë në jetën e tyre: prindërimi.
Lajmi i ëmbël ka filluar të qarkullojë me shpejtësi, duke ngjallur interesin e madh të fansave dhe mediave. Sipas burimeve, çifti pritet të mirëpresë një vajzë, një lajm që ka emocionuar të gjithë ata që i ndjekin.
Informacionet e para për shtatzëninë e Vesës u publikuan nga “Prive” në Klan Kosova, duke e vendosur çiftin në qendër të vëmendjes.
Ky lajm ka krijuar një atmosferë të veçantë, duke e bërë çiftin protagonist të bisedave në rrjetet sociale dhe përditshmërinë e fansave të tyre.
Tani, me konfirmimin e gjinisë, emocionet janë rritur edhe më shumë. Vesa ka qenë e kujdesshme në ndarjen e detajeve, por së fundmi ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale ku barku i saj i rrumbullakosur është dukshëm i evidentuar.
Ndonëse ata nuk ndanë pamje nga momenti emocional, burime të sigurta për Prive konfirmuan se Vesa dhe Mirlindi janë në pritje të një vajze.
Kujtojmë se dyshja konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre. Ishte vetë Vesa ajo e cila publikoi fotot e një buqete gjigante me trëndafila të kuq të dhuruara nga Daku, ndërsa ndau edhe disa foto teksa ata putheshin para pasqyrës.
