
Epiqendra pranë Morfovounit, thellësia rreth 10 km; autoritetet nuk raportojnë dëme, por vijojnë monitorimin
Greqia është tronditur mëngjesin e së hënës nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, i regjistruar në zonën e Karditsës. Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës njofton se lëkundja është regjistruar rreth 4 kilometra në verilindje të Morfovounit, me një thellësi fokale të vlerësuar afërsisht 10 kilometra.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, autoritetet greke vijojnë ndjekjen e situatës për çdo zhvillim të mundshëm, ndërsa banorët e zonës raportuan ndjeshmëri të lartë të lëkundjes.
