Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Mariel Jata.
“Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin Mariel Jata 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga veprimet hetimore u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin Mariel Jata. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
