
Këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqet me një stil tropikal gjatë pushimit nga turneu i saj në Rio de Janeiro
Dua Lipa ka rrëmbyer vëmendjen e miliona ndjekësve duke publikuar një seri fotosh të reja nga Brazili, ku ndodhet për turin e saj Radical Optimism. Artistja 30 vjeçare është shfaqur me bikini me xixa dhe stil veror, ndërsa pozon në ambientet tropikale të Rio de Janeiros.
Fotografitë provokuese, të cilat ajo i ka ndarë në Instagram, kanë bërë xhiron e rrjetit duke marrë reagime të shumta nga fansat. Dua u shfaq e relaksuar dhe në super-formë, ndërsa merrte pak kohë pushim nga axhenda e ngarkuar e turneut.
Seti i ri fotografik ka ndezur entuziazmin e publikut, i cili e ka vërshuar me komente dhe reagime pozitive, duke e cilësuar Paraqitje perfekte dhe Pamje ikonike të Dua Lipës në Brazil.
