
Një person i shpallur në kërkim dyshohet se ndodhet brenda shtëpisë, ndërsa forcat speciale dhe anti-terrorit mbërrijnë nga Tirana dhe Shkodra
Forcat speciale të RENEA kanë rrethuar që në orët e para të mëngjesit një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, pas dyshimeve se brenda ndodhet një person i shpallur në kërkim. Operacioni ka marrë përmasa më të gjera teksa njësi të tjera të specializuara janë nisur nga Tirana, ndërsa forcat anti-terror kanë mbërritur nga Shkodra për të mbështetur veprimet në terren.
Banesa dhe zona përreth janë izoluar, ndërsa situata monitorohet nga afër nga autoritetet lokale dhe banorët. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi identitetin e personit të kërkuar ose arsyen e operacionit, ndërkohë që forcat e sigurisë po qëndrojnë të pozicionuara për çdo skenar të mundshëm.
Atmosfera në zonë mbetet e tensionuar dhe çdo zhvillim pritet me interes, pasi policia nuk ka dhënë ende detaje mbi hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.
