
Producentja zbulon detaje nga ambientet e brendshme, ndërsa shtëpia më e famshme në vend hyn në fazën finale të përgatitjeve
Sezoni i pestë i Big Brother VIP Albania ka hyrë zyrtarisht në temperaturë të lartë dhe sinjalin e ka dhënë vetë producentja Sara Hoxha. Në një moment kur publiku është në pritje të datës së nisjes dhe emrave të banorëve, ajo ka publikuar në Instastory një foto ekskluzive nga brendësia e shtëpisë.
Në imazh shfaqet një mur i veshur me pllaka pasqyre, ndërsa në dysheme duken materialet e punimeve dhe qeset mbrojtëse, detaje që tregojnë se shtëpia e BBVA5 ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Postimit Sara i ka shtuar pyetjen drejtuar publikut, A jeni gati?, duke etiketuar faqen zyrtare të programit.
Ky detaj i publikuar nga producentja konfirmon se përgatitjet po ecin me ritëm të shpejtë dhe se spektakli pritet të nisë në dhjetor nën moderimin e Ledion Liços. Edhe pse data e saktë dhe lista e banorëve mbetet ende mister, interesi i publikut është rritur ndjeshëm pas këtij sinjali të parë vizual.
