
Banorja tregon se angazhohet në bamirësi pa e bërë publike dhe thotë se çdo gjë e bën nga zemra
Gjatë një bisede me Toneyn dhe Ibron në Big Brother VIP Kosova, banorja Benita zbuloi një aspekt të panjohur të jetës së saj jashtë shtëpisë së famshme. Ajo tha se është aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe se angazhohet fort për t’i ndihmuar ato.
Benita tregoi se nuk është tipi që ekspozon bamirësinë në rrjete sociale, por e bën çdo gjë në heshtje dhe me dëshirë të sinqertë. Ajo pranoi se shpesh kritikon aktivistët që postojnë çdo veprim, ndërsa vetë preferon të punojë pa zhurmë.
Deklarata e saj u prit me interes nga banorët e tjerë, ndërsa publiku është ftuar të shikojë videon për më shumë detaje nga momenti i diskutimit.
