Familja e Stiven Toshkëzit, i riu i cili u qëllua për vdekje nga Aksel Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Apelit të Posaçëm i cili i uli autorit 6 vite burg nga dënimi.
Më 18 nëntor 2025, trupi gjykues i Apelit, pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, dhe e dënoi Hoxhën me 12 vite heqje lirie, nga 18 vite që ishin dhënë në shkallën e parë nga Gjykata e Tiranës.
Lidhur me këtë familja Toshkëzi ka denoncuar se drejtësia është manipuluar sipas tyre përmes parave. Në denoncim pretendohet se tre gjyqtarët e gjykatës së Apelit Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani, kanë marrë para nga familja e Aksel Hoxhës me qëllim uljen e dënimit.
Sipas familjes Toshkëzi, manipulimi i dosjes ka nisur që në gjykatë të shkallës së parë nga prokurori Albert Demirneli, të cilin e akuzojnë se është munduar të fshehë faktet për të lehtësuar autorin.
Denoncimi i plotë
Me date 18 Nentor 2025 gjyqtaret e korruptuar te GJykates se Apelit :
BRIKENA UKPERAJ
MARSELA PEPI
DRITAN HASANI
Ma vrane djalin per here te dyte duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nga 18 vjet heqje lirie per autorin, ne 12 vite burg.
Treshja e demoneve te Apelit
BRIKENA UKPERAJ
MARSELA PEPI
DRITAN HASANI
Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj I njohur per grabitjen e famshme te Rinasit dhe Enzi Mazen babai I te cilit eshte emer I njohur ne gjykata e prokurori.
Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor ne Gjykaten e Apelit, Gjykaten e Shkalles se pare, Gjykaten e Larte etj…. Me pak fjale I njeh mire gjykates e prokurore dhe po ndikon drejtperdrejt ne manipulimin e kesaj dosje.
Enzi Maze ishte bashkepunetor ne vrasje ate nate, por sot fal njohjeve te babait te tij, ai vazhdon studimet I qete ne Hollande. Pra me leket e krimit Gjyqtarja Ukperaj ka shitur ceshtjen duke u bere pale me krimininelet.
Por manipulimi I dosjes ka filluar qe ne Gjykaten e Shkalles se pare nga prokurori dallaveraxhi Albert Demirneli I cili ka bere nje dosje te turpshme , ku heq e ve detaje sipas qejfit, fsheh prova e ndryshon deshmite nga fleta ne flete, te cilat beheshin per te lehtesuar vrasesin .
Ai arrin deri aty sa ne konkluzionet perfundimtare thote qe nxjerrja e mjetit preres[thike] eshte bere nga viktima e vepres penale dhe vrasja ka ndodhur aty per aty, pasi ky I fundit ka sulmuar te pandehurin Aksel Hoxhaj.
Por autori I krimit e ka pohuar vet qe thiken e kishte me vete ate nate sepse do hapte kutite e kremrave meqenese babai i tij ka nje dyqan kozmetike.
Aksel Hoxha eshte kapur me thike ne xhep dhe ne moshen 17 vjecare nga nje operacion rutine I policiese. Kete fakt prokurori u mundua ta fshihte duke I thene oficerit te policies Igli Molla qe eshte detaj pa vlere. Prokurori Demirneli eshte munduar te fshehi fakte per te lehtesuar autorin te cilin e quan qytetar model.
Nuk e di nese Gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg per vrasesin , nese viktima do ishte djali I saj I vetem. Vetem nene nuk quhet kjo kriminele me shkolle magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku me shikonte nga dritarja e gjykates teksa therrisja ‘’ Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtaret, te lumte dora Elvis Shkembi!
