Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Bëhet me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur, çka ngre dyshime për atentat.
