Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë, ku objektiv ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”. Gazetari Elton Syno mëson se Sula po lëvizte me makinën e tij, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ishte vetëm në automjet.
Sipas raportimeve, tre persona që ndodheshin në rrugë, në këmbë e kanë qëlluar me automatik, duke lëshuar rreth 7 plumba drejt tij. Bëhet me dije se asnjë prej plumbave nuk e ka prekur drejtpërdrejt Sulën. Një plagë e lehtë që ai ka në gishtat e këmbës dyshohet se është shkaktuar gjatë largimit me vrap dhe do të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Hetimet e policisë kanë zbuluar se në vendin ku është djegur makina e autorëve është gjetur një automatik tip Kallashnikov, i cili besohet se është përdorur gjatë atentatit. Identiteti i tre personave mbetet i paqartë, ndërsa ata kanë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe më pas e kanë djegur atë, duke u drejtuar drejt fshatrave përreth Lushnjës.
