Gjykata e Lartë e Francës vendosi ditën e sotme dënimin përfundimtar të Nicolas Sarkozy në çështjen Bygmalion, që lidhet me financimin e paligjshëm të fushatës së tij elektorale në 2012. Ky është dënimi i dytë penal për ish-presidentin, pas çështjes së “dëgjimeve të paligjshme”.
Në këtë çështje, Sarkozy ishte dënuar më 14 shkurt 2024 nga Apeli i Parisit me një vit burg, nga i cili gjashtë muaj pa kushte pezullimi.
Sipas Le Monde, gjykata kishte urdhëruar që dënimi të kryhej me mënyra alternative, si arrest shtëpiak me shirit elektronik ose lirim i pjesshëm.
Hetimet zbuluan se, për të fshehur rritjen e shpenzimeve të fushatës, rreth 43 milionë euro, thuajse dyfishin e kufirit të lejuar prej 22,5 milionë eurosh, ishte krijuar një sistem faturash të dyfishta.
