14-vjeçari i cili plagosin bashkëmoshatarin e tij në Durrës ka dhënë dëshminë e tij në prani të psikologes para grupit hetimor. 14-vjeçari me iniciale M.K ka deklaruar se konflikti ka nisur për një koment në Tik Tok dhe më pas e kishin lënë për tu sqaruar, por gjatë takimit situata mes tyre ka agravuar edhe më shumë, pasi të dy bashkëmoshatarët ishin të shoqëruar nga shokë. 14-vjeçari ka deklaruar gjithashtu se thikën e ka nxjerrë për ta trembur, por më pas e ka goditur disa herë. Po ashtu ai shprehet i penduar dhe thekson se nuk donte që ngjarja të shkonte kështu.
“Pak ditë me parë ngecëm për një koment në Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jone për t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë te takoheshim diku pranë shtëpisë së tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe neve. Nisem të debatonin, kush je ti kush jam unë! U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete te forta. Unë nxora thikën.
Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qëllova, se ishte më i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur por për ta trembur. Me vjen shume keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte kështu”, ka dëshmuar 14-vjeçari
