Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportimeve fillestare, njëri nga anëtarët e Gardës është qëlluar në kokë nga afër dhe është në gjendje kritike.
Incidenti ndodhi pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth një milje larg Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, zëdhënësi nuk konfirmoi ose mohoi menjëherë nëse ndonjë anëtar i Gardës Kombëtare ishte qëlluar me armë zjarri.
Departamenti i Policisë Metropolitane tha se po i përgjigjej një incidenti me të shtëna, por nuk dha menjëherë informacione të mëtejshme.
Gjithashtu një zëdhënëse e kryebashkiakes Muriel Bowser tha se udhëheqësit vendorë po e monitorojnë në mënyrë aktive situatën.
Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach kur ndodhën të shtënat.
