Nën drejtimin e vendosur dhe vizionar të Xhino Drangut, përfaqësuesja shqiptare e Regbisë shkroi një faqe të artë në historinë e sportit shqiptar.
Në një mbrëmje që do të kujtohet gjatë, skuadra kuqezi shkatërroi me rezultat të pastër 57–0 ekipin e Greqisë, në një miqësore zyrtare të njohur nga Federata Botërore e Regbisë.
Kjo fitore nuk është vetëm sportive; është një shpërthim i identitetit, një dëshmi e përkushtimit dhe energjisë së re që Drangu i ka injektuar këtij sporti në Shqipëri.
Nën drejtimin e tij, Regbia shqiptare nuk përfaqëson vetëm konkurrim, ajo mishëron karakter, disiplinë dhe mision kombëtar.
Nën drejtimin vizionar të Xhino Drangut, president i Federatës Shqiptare të Regbisë, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të historisë së saj sportive.
Ajo që deri para pak vitesh dukej si një ëndërr e largët – ngritja e këtij sporti të rrallë në vend, po kthehet në realitet falë përkushtimit, këmbënguljes dhe organizimit të palodhur të Drangut dhe ekipit të tij.
Kjo punë e gjatë mori një vulë të jashtëzakonshme më 22 nëntor, kur Kombëtarja shqiptare e regbisë arriti një fitore historike kundër Greqisë, në një ndeshje miqësore zyrtare të miratuar nga Federata Botërore e Regbisë.
Shqipëria dominoi plotësisht takimin, duke triumfuar me rezultatin e pastër 57-0, një shifër që flet jo vetëm për forcën e ekipit, por edhe për seriozitetin me të cilin po ndërtohet ky sport në vend.
Kjo fitore u cilësua menjëherë nga ekspertët dhe entuziastët si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e regbisë shqiptare
