
Linja të djegura në nënstacionin e Farkës lënë disa zona të kryeqytetit pa energji, ndërsa ekipet e OSSH punojnë për riparimin e defekteve
Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në rrjetin elektrik të Tiranës, duke lënë disa zona të kryeqytetit pa energji. OSHEE njoftoi se disa fidera të nënstacionit Farkë janë dëmtuar si pasojë e djegies së linjave, duke sjellë ndërprerje të menjëhershme të furnizimit.
Sipas kompanisë, tre fiderat e parë janë rikthyer në funksion falë skemës së unazës, ndërsa për tre të tjerët ekipet e avarive janë aktualisht në terren duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara.
Aktualisht pa energji mbeten zonat pranë TEG, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. OSHEE ka deklaruar se furnizimi pritet të rikthehet menjëherë sapo defektet të eliminohen plotësisht.