
Trupi gjyqësor do të vlerësojë nëse kërkesa e ekzekutivit për heqjen e pezullimit të zv.kryeministres plotëson kushtet për t’u marrë në shqyrtim
Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur nëse kërkesa e qeverisë për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë në shqyrtim nga trupa gjyqësore. Treshja e gjyqtarëve do të vlerësojë nëse janë respektuar kriteret procedurale dhe kushtetuese për hapjen e çështjes.
Belinda Balluku është pezulluar nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe nga posti i zv.kryeministres, me vendim të GJKKO. Qeveria ka kundërshtuar këtë masë, duke e cilësuar si cenim të pushtetit ekzekutiv dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Kushtetueses.
Paralelisht, GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Ballukut, ndërsa qeveria argumenton se pezullimi krijon një boshllëk institucional në drejtimin e sektorëve të rëndësishëm të administratës.
