
Avokatët e kryebashkiakut pretendojnë se masa është disproporcionale dhe kërkojnë rishikimin e saj pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Pala mbrojtëse e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të shqyrtuar ligjshmërinë e masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij. Burime nga Euronews Albania bëjnë të ditur se avokatët argumentojnë se masa është e tepruar dhe nuk i përmbahet parimit të proporcionalitetit.
Kërkesa vjen në vijim të vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e konsideroi të padrejtë shkarkimin e Veliajt nga Këshilli i Ministrave, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
Aktualisht, çështja ndodhet në dorë të Kushtetueses, e cila pritet të vendosë nëse do ta pranojë apo jo për shqyrtim kërkesën e mbrojtjes.
