
Ceremonia e “Sofrës së Pavarësisë” dhe aktivitetet festive mblidhen sot në zemër të Shkodrës
Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, pret sot në Shkodër Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për një sërë aktivitetesh zyrtare dhe festive.
Në orën 18:00, të dyja do të mbajnë fjalët e tyre përshëndetëse në ceremoninë e “Sofrës së Pavarësisë”, e cila zhvillohet në Sheshin “Nënë Tereza”. Ngjarja konsiderohet një nga momentet kryesore të festimeve në Shkodër, duke simbolizuar bashkimin, traditën dhe lidhjen historike mes dy vendeve.
Më pas, rreth orës 19:00, Ministrja Spiropali dhe Presidentja Osmani do t’i bashkohen Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në koncertin festiv të organizuar nga bashkia, i cili mbyll programin e sotëm të festimeve.
