
Këngëtarja dënon hipokrizinë e rrjeteve sociale dhe thotë se njerëzit nderohen vetëm pasi ndahen nga jeta
Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka prekur thellë komunitetin artistik shqiptar. Ndër reagimet e shumta, vëmendje të veçantë mori ai i mikeshës së tij, Adelina Tahiri, e cila publikoi dedikime emocionuese për mikun e ndjerë, duke thënë se dhimbjen do ta mbajë përherë në zemër.
Por mes kësaj atmosfere trishtimi, Adelina u përball me kritika nga ndjekësit, pasi publikoi një foto nga një darkë në Instastory, çka disa e cilësuan si mungesë respekti në ditën e vdekjes së Shpatit.
E vendosur përballë valës së komenteve, këngëtarja reagoi publikisht, duke denoncuar hapur hipokrizinë e rrjeteve sociale. Ajo theksoi se shumë njerëz zgjedhin të nderojnë artistët vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe kanë nevojë për përkrahje, shpesh harrohen dhe injorohen. Sipas Adelina Tahirit, respekti duhet dhënë në kohën e duhur, jo pas humbjes tragjike.
Shpat Kasapi, një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak në Itali. I njohur për hitet e tij dhe energjinë në skenë, ai mbetet një figurë e paharrueshme për publikun shqiptar.
