Një grup shqiptarësh kanë terrorizuar banorët e Fuente el Saz në Madrid teksa mbrëmjen e së shtunës tentuan të grabisnin një argjendari.
Banorët kanë filmuar të gjithë ngjarjen teksa personat, të cilët komunikonin në gjuhën shqipe midis tyre dhe thonin ‘bjeri Ermal, bjeri…’, teksa kanë goditur qepenin e dyqanit me çekiç e më pas kanë përdorur automjetin për ta lëvizur nga vendi.
Disa prej banorëve gjithashtu hodhën sende të forta në drejtim të tyre ndërsa ata iu përgjigjën duke u hedhur gurë. Pas disa minutash, grupi i shqiptarëve u larguan nga vendi i ngjarjes pasi vunë re prezencën e një automjeti policie duke mos arritur të hynin brenda në argjendari.
Incidenti ka ngjallur shqetësim tek banorët, të cilët kanë frikë nga hakmarrjet e mundshme dhe denoncojnë mungesën e pranisë së policisë gjatë kohërave të caktuara të ditës.
