
Takimi në Kompleksin Presidencial në Ankara shënon nisjen e dialogut të ri mes Turqisë dhe Selisë së Shenjtë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur sot në Ankara Papën Leo XIV, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit që prej fillimit të pontifikatit.
Takimi u zhvillua në Kompleksin Presidencial, ku dy liderët u pritën me ceremoni zyrtare. Pas bisedimeve kokë më kokë, Erdogan dhe Papa Leo XIV do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Vizita e Papës në Turqi shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut ndërfetar dhe marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Ankarasë.
