
E veja e ish-yllit të Liverpoolit publikon foto të papara, duke kujtuar momentet e fundit familjare me futbollistin që humbi jetën tragjikisht në korrik.
Rute Jota, e veja e futbollistit të ndjerë të Liverpoolit, Diogo Jota, ka prekur ndjekësit me një dedikim emocional në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre. Ylli portugez humbi jetën në korrik, bashkë me vëllanë e tij Andre Silva, pas një aksidenti automobilistik. Rute dhe tre fëmijët e tyre mbetën të gjallë.
Në këtë ditë të veçantë, Rute publikoi në Instagram 16 fotografi të vajzës, ku në pesë prej tyre shfaqet vetë Jota. Në imazhin e parë shihet çifti i veshur me të rozë teksa mbajnë në duar të porsalindurën e tyre. Në foto të tjera shfaqet Jota duke e mbajtur vajzën në krahë, duke e nxjerrë nga spitali me karrocë foshnjeje, por edhe momente familjare në Anfield sezonin e kaluar.
Postimit, Rute i shtoi mbishkrimin: Një vit i tërë, i shoqëruar me një zemër dhe një yll.
Komentet e mbështetjes nuk munguan: “Na mungon shumë”, “Përgjithmonë”, shkruan fansat.
Pak para vdekjes së tij, Diogo Jota kishte folur me humor për sfidat e të qenit baba, duke thënë se çdo ditë ishte një fillim i ri. Vetëm dy javë para aksidentit fatal, ai ishte martuar me partneren e tij të fëmijërisë, Ruten.
Pamjet e publikuara sot janë një rikujtesë e dhimbshme e një jete të prerë shumë shpejt, por edhe një homazh i fuqishëm për dashurinë e një babai që mbetet e gjallë përmes fëmijëve të tij.
