Dje u zyrtarizua përfundimisht, gara për zgjedhjen e kreut të ri të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku komisioni i më të vjetërve në SPAK që përbëhet nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, propozuan emrin e Joni Ketës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Propozimi nuk ka qënë me vota unanime, por anëtarët e këtij komisioni janë ndarë në preferencat e kandidatëve. Siç mëson gazetari Elton Qyno, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë votuar pro propozimit në KLP të kandidaturës së oficerit Joni Keta.
Ndërsa anëtari tjetër i këtij komisioni, Behar Dibra, është ndarë nga dy anëtarët e tjerë, duke votuar për kandidaturën e Oficerit të Policisë Gjyqësore, Gentjan Ndoj.
Mësohet se pas votimit, Dumani dhe Keta kanë zhvilluar një takim në zyrën e tij, ku kreu i SPAK, e ka uruar për daljen fitues dhe marjen e detyrës për një mandat 5 vjeçar.
