Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet pozita ligjore e të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15-vjeçarit në Durrës.
Gjykata e Durrësit caktoi pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
