Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, romanca e parë e këtij edicioni ka filluar të marrë vëmendjen e publikut.
Eduard Kuçi dhe Dolce tashmë po shihen si çifti i parë i formuar brenda mureve të shtëpisë më të famshme në vend.
Dyshja po shijon çdo moment së bashku dhe nuk i fshehin më ndjenjat që po zhvillohen mes tyre.
Kamerat i kanë kapur shpesh duke shkëmbyer puthje, përqafime dhe gjeste të tjera afërsie, të cilat po komentohen gjerësisht në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, publiku po ndjek me shumë interes zhvillimet e tyre, duke krijuar edhe mbështetje të madhe në rrjetet sociale për çiftin më të ri të këtij edicioni.
