Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Kukës, ku bëhet me dije se është qëlluar drejt një biznesi
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një biznesi gjatë natës, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit janë konstatuar gëzhojat.
Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen.
