Big Mama është parë thellësisht e prekur dhe me lot në sy në ceremoninë e homazheve për Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak.
E veshur me të zeza, Big Mama pret në ngushëllime të pranishmit, duke mbajtur në dorë një shami dhe duke mos i përmbajtur lotët për humbjen e mikut të saj të ngushtë.
