Mjeku kardiolog, Andri Çabeli në një intervistë në Ora News tregoi shkaqet dhe shenjat e para të një ataku kardiak.
Çabeli: Praktikisht ne i referohemi një grupi shkaqesh që shkaktojnë vdekje të papritur i referohemi si vdekje e papritur kardiake.
Shkaqet për të pra patologjitë që çojnë në një vdekje të papritur mund të jenë të ndryshme.
Sigurisht që një pjesë e madhe e tyre lidhet me zemër.
Ndërsa pjesa tjetër e patologjive që shkaktojnë vdekje të papritur të individit mund të lidhen me enët e gjakut që praktikisht janë enët e gjakut që do duheshe të furnizonin ne gjak zemrën apo trurin.
Praktikisht ndërpreja e menjëhershme e aktivitetit pompë të zemrës për shkaqe të ndryshme, se ka shkaqe të ndryshme pse mund të ndërpritet aktiviteti pompë i zemrës ndalon furnizimin me gjak të trurit dhe ndalimi i furnizimit me gjak të trurit brenda 5 apo 6 minutash nëse nuk rivendoset do sjellë dëmtimin e pakthyeshëm të qelizave të trurit.
