Brigitte Macron 72-vjeç: Zbulohet sekreti i flokëve voluminozë

Revista franceze Paris Match konfirmon se gruaja e presidentit Emmanuel Macron përdor ekstenshën profesional, duke shpjeguar misterin e flokëve gjithmonë të dendur
Pamja e Brigitte Macron ka qenë prej vitesh një nga temat më të komentuara në mediat franceze, sidomos për shkak të flokëve të saj gjithmonë voluminozë dhe të rregullt, pavarësisht motit apo angazhimeve zyrtare. Me stilin e saj të qëndrueshëm, ajo është bërë e njohur për krehjen karakteristike që nuk zhgënjen kurrë në paraqitjet publike.
Sipas Paris Match, sekreti i vërtetë qëndron tek paruket profesionale që zonja e parë përdor rregullisht për të ruajtur pamjen e dendur të flokëve bjondë. Revista shkruan se ajo i trajton pa hezitim këto ndërhyrje estetike dhe i përshkruan si pjesë të rutinës së saj të kujdesit.
Paruket e Brigitte Macron janë përfolur edhe më herët. Në vitin 2018, një detaj i publikuar në njoftimin e punësimit për stilistin e Élysée sinjalizonte se pozicioni kërkonte aftësi për të punuar me flokë me ekstensione, duke ngritur dyshime për përdorimin e tyre nga zonja e parë.
Megjithatë, pavarësisht pranisë së një ekipi zyrtar në Pallatin Élysée, çifti Macron vazhdon të vizitojë rregullisht sallonin e tyre të preferuar në Paris, të njohur prej vitesh për trajtimet e personalizuara.
Në moshën 72-vjeçare, Brigitte Macron vazhdon të ruajë një stil të pandryshueshëm dhe të hijshëm, ndërsa tani është bërë publik edhe sekreti që i jep volum pamjes së saj të përhershme ikonike.
