
Viktima u qëllua me armë zjarri pranë një karburanti, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar dhe rrethanat e atentatit mbeten të paqarta.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Unazës së Jugut. Sipas të dhënave të para, atentati ka ndodhur pranë një karburanti, ndërsa viktima ka mbetur i vdekur në vendngjarje.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë dhe kanë rrethuar zonën, por ende nuk ka detaje mbi motivet dhe rrethanat e incidentit. Hetimet janë në zhvillim për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
