Edmond Mahalla është biznesmeni i cili u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve, Mahalla është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të qytetit për arsye ende të paqarta.
Nuk dihet ende kush janë autorët.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset.
