Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Bëhet me dije se urbani “Green Line” është përplasur me një furgon dhe një biçikletë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur personi që po lëviste me biçikletë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që urbanat përplasen, pasi edhe shumë herë të tjera është raportuar për raste të tilla
