Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Elbasanin, ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mahalla. Biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra dhe në momentin që është futur në automjetin e tij, është u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.
Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërkohë pista në të cilat po hetohen janë disa. Nga ana e policisë po hetohen gjithashtu konflikte dhe ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet biznesmei ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.
Mësohet gjithashtu se Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe disa kohë më parë u kap në automjetin e tij nga policia me një shkop gome brenda. Sakaq, hetimet janë përqendruar nëse Mahalla ka patur konflikt të mëparshëm apo konkurrencë lidhur me bizneset e tij. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes
