Më 1 Dhjetor 1909, në bangat e kësaj shkolle u ulën 100 nxënësit e parë — “dallëndyshet” që fluturuan drejt gjithë trojeve shqipfolëse për të përhapur Gjuhën Shqipe dhe dijen.
Në një kohë kur Shqipëria ende nuk kishte shpallur Pavarësinë, Kongresi i Elbasanit mori një nga vendimet më të rëndësishme të historisë sonë: hapjen e Shkollës Normale, vatër e mësimit të gjuhës amtare, arsimit kombëtar dhe ruajtjes së identitetit tonë
