Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërkesës së Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për t’u marrë në pyetje si person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjet e 21 Janarit. Berisha deklaroi se Meta “mund të dijë më shumë se ai”, duke nënvizuar se në audiopërgjimin Meta-Prifti, sipas tij, një institut italian kishte konstatuar se regjistrimi ishte manipuluar “28 herë me copy-paste”.
“Se di çfarë di më shumë Meta se unë. Mund të ketë gjëra më të mëdha se unë. Ai e çoi regjistrimin në një instituti serioz italian dhe aty u tha se është bërë copy-paste 28 herë nga Rama dhe Filip Çakulli,” tha Berisha.
