Gazeta “Miami Herald” raportoi detajet e një telefonate mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit venezuelian Nicolas Maduro, ku Trump i kërkoi homologut të tij të largohej menjëherë nga vendi.
Që në fillim u bë e qartë se qëndrimet e dy palëve ishin shumë larg njëra-tjetrës, duke e bërë bisedën të pafrytshme. Uashingtoni kërkonte dorëheqjen e menjëhershme të Maduros për të rivendosur qeverisjen demokratike në Venezuelë.
Ndërkohë, Karakasi propozoi t’i dorëzonte opozitës kontrollin politik, por të ruante drejtimin e forcave të armatosura. Sipas burimeve të gazetës, SHBA-të ofruan kalim të sigurt për Maduros, bashkëshorten Celia Flores dhe djalin e tij vetëm nëse ai pranonte të largohej menjëherë.
Telefonata u konsiderua si përpjekja e fundit për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë. Ajo dështoi sepse Maduro kërkoi amnisti të plotë, ruajtjen e kontrollit të ushtrisë dhe refuzoi dorëheqjen. SHBA-të, nga ana tjetër, mbetën të palëkundura në kërkesën e tyre për largimin e tij pa kushte.
