Miku i këngëtarit Shpat Kasapi, gazetari Vlorijan Halili, ka zbuluar detaje mbi gjendjen emocionale të partneres së Shpatit, Selvijes, pas ceremonisë së varrimit.
Pas ceremonisë mortore, Halili ka zbuluar se ka shkuar për t’i shprehur ngushëllimet dhe për t’i dhënë kurajo në këtë moment të vështirë.
Gazetari tha se gjendja emocionale e Selvisë ishte e rëndë dhe se i ka thënë se nuk e di nëse mundet ta përballojë këtë tragjedi.
“Selvisë, kur i kam shpreh ngushëllime, dhe kur e kam përqaf e di që i kam thënë bëhu e fortë se e ke tash një djalë, për të cilin ti duhesh me vazhdu e me qenë nënë e tij, edhe ma ka bë ‘nuk e di a kam me mujt me vazhdu’,”, tha gazetari.
Më tej, miku i Shpat kasapit, ka deklaruar se Selvija është e shkatërruar emocionalisht.
“Mundem me thënë që ka qenë e shkatërruar komplet, sepse nuk e ka pritur, qysh nuk e ka prit askush prej neve, ani pse kanë qenë bashkë ditë e natë.”, deklaoi ai në një intervistë televizive.
