Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij.
Veliaj shprehet se beson dhe e respekton drejtësinë, por shton se duhet t’i respektohen të drejtat themelore. Ai shton se personalisht, nuk i është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve.
“Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore. Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.
Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.”, tha ai.
Gjithashtu Veliaj ka ritheksuar se gjatë gjithë kësaj kohe ka këruar vetëm të drejtat elementare, duke nënvizuar se janë të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj.
