Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një takim qeveritar se ushtria së shpejti do të fillojë të sulmojë objektiva në territorin e Venezuelës dhe theksoi se veprimet do të ndërmerren me qëllim luftën kundër trafikut të drogës.
“Është shumë më e lehtë t’i sulmosh në tokë. Ne dimë gjithçka rreth tyre. Ne e dimë se ku jetojnë dhe rrugët që ndjekin
Ne e dimë se ku jetojnë njerëzit e këqij dhe do të fillojmë ta bëjmë këtë së shpejti”, tha Donald Trump , sipas CNN.
Deklarata e tij sot pasqyron atë që tha të enjten, kur u tha anëtarëve ushtarakë në Ditën e Falënderimeve se sulmet tokësore do të fillonin “shumë shpejt”.
Trump deklaroi se trafikantët e drogës shkaktuan vdekjen e 200,000 njerëzve në Amerikë vitin e kaluar dhe theksoi se numri i viktimave të narkotikëve po zvogëlohet falë sulmeve ndaj anijeve.
Presidenti amerikan theksoi se veprimet tokësore kundër kontrabandistëve të drogës nuk do të kufizohen vetëm në Venezuelë .
“Kam dëgjuar se ata prodhojnë kokainë edhe në Kolumbi dhe se kanë fabrika kokaine, të cilat na i shesin. Kushdo që e bën këtë dhe shet drogë në vendin tonë do të jetë shënjestër e një sulmi”, tha Trump.
Trump i tha një mbledhjeje të kabinetit se as ai dhe as Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegsett nuk dinin për një sulm të dytë ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Karaibe në shtator, kur ushtria, pasi fundosi anijen, qëlloi një raketë tjetër drejt anëtarëve të ekuipazhit që po notonin, duke i vrarë ata.
“Nuk dija për sulmin e dytë. Nuk dija asgjë për ata njerëz. Nuk isha i përfshirë dhe dija vetëm që ata e shkatërruan anijen”, tha Trump.
Hegsett e konfirmoi këtë, duke u thënë gazetarëve se ai “e pa sulmin e parë drejtpërdrejt”, por më pas “shkoi në një takim”.
