
Nga viti 2015 deri në 2025, lideri korean ka dominuar çdo edicion të garës kombëtare duke u shpallur fitues absolut
Në Korenë e Veriut, Kim Jong Un është shpallur sërish fitues i North Koreas Got Talent, duke shënuar triumfin e tij të dhjetë radhazi në këtë spektakël që prej vitit 2015. Mediat shtetërore kanë raportuar se performanca e tij e këtij viti është vlerësuar si më e realizuara deri më sot, ndërsa publiku e ka pritur rezultatin me entuziazëm të zakonshëm.
Juria, e cila ndryshon çdo vit por mbetet po aq unanime në vlerësime, e konsideroi liderin korean si talentin e pakonkurueshëm të vendit, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë u shprehën se pjesëmarrja në të njëjtin skenë konsiderohet privilegj.
Gjatë periudhës 2015–2025, spektakli është shndërruar në një traditë kulturore ku Kim Jong Un ka marrë çdo çmim kryesor, duke e kthyer emrin e tij në simbol të skenës artistike vendase. Çdo edicion është shoqëruar me pritshmëri të larta dhe, pavarësisht konkurrencës, rezultati ka qenë i njëjtë për dhjetë vite rresht. Në vitin 2025 Kim Jong Un ka fituar me 108,00% të votave. Ai debutoi në flaut Himnin Kombëtar, me play back. Në cilësinë edhe të kryetarit të jurisë, me lot në sy, ai përshëndeti fituesin; veten: “është e jashtëzakonshme kjo që bëre sot, ti do shkosh shumë larg.”
Sipas mediave zyrtare, edicioni i 2026 pritet të sjellë surpriza, por shumica e analistëve të kulturës së Koresë së Veriut besojnë se tradita e fitoreve të liderit nuk do të thyhet lehtë.
