Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre.
Mësohet se mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet ditën e premte më 12 dhjetor 2025.
Kushtetuesja argumenton se shtyrja është bërë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe prej kërkesës së disa prej anëtarëve të saj.
Kujtojmë se seanca ishte planifikuar të mbahej këtë të enjte më 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim.
