Qeveria ka shpallur ndryshime të rëndësishme në disa poste drejtuesish, sipas njoftimit të fundit nga Agjencia për Mediat dhe Informim.
Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ndërsa në ministrinë e Arsimit ka pasur një rotacion të funksioneve: Orjana Osmani është liruar nga pozicioni i zv/ministres së Arsimit dhe Sportit dhe është rikthyer si zv/ministre e Arsimit, me një portofol të ndryshuar.
Njoftimi i Kryeministrisë:
Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).
