Ky është Nevzat Spaho, autori i dyshuar i vrasjes së Mond Mëhallës në Elbasan.
Spaho zbriti nga makina në mes të rrugës dhe zbrazi armën mbi biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.
Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku jeton Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori i Mëhallës.
Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”.
Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh
