Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur kundër takimeve që ka nisur ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Në një intervistë për Euronews Albania, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.
“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se ‘çdo mbledhje jashtë forumeve është private’. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin”, tha Bardhi.
I pyetur nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, si do ta sqaronte bazën. Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje
