Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që trafiku në segmentin e aksidentuar është i bllokuar dhe lëvizja e automjeteve po zhvillohet me vështirësi.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar ose viktima.
