Kreu i PD Sali Berisha ka folur për takimet e Salianjit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi “foltoren” e Ervin Salianjit, që sipas tij “ishte një axhendë personale”.
Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Berisha falënderoi strukturat e PD në Durrës, që sipas tij “nuk u mashtruan nga axhenda personale e Salianjit”.
“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore, është një anëtar kryesore që ka një axhende personale. Në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizë. Këto ai do të ketë axhende personale. Le ta vazhdojë deri në fund.
I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një axhende strikte personale.
Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, është mashtrim. Militanti demokrat këto vite ka votuar dhe vota është mënyra e dëgjimit”, tha Berisha.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët a ndihet i sfiduar nga lëvizja që Ervin Salianjit, kreu i PD u përgjigj duke qeshur dhe me ironi: “mos e pyet”.
Berisha tha: S’ka mashtrim më të madh, pasi para jush dhe të gjithë shqiptarëve, militant demokrat këto katër vite ka votuar sa kurrë më parë. Unë i sfiduar? Mos e pyet… Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit që i braktisën. Aty ishin një grup të pakënaqurish.
Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë. Do të dalë. Ndaj duhet analiza në parti. Ata që i kanë tradhtuar militantët, ata do të japin hesap para strukturave.
Nuk po paralajmëroj…Llogaridhënie po sigurisht që e paralajmëroj. I garantoj që do ketë llogaridhënie të plotë nga të gjitha strukturat. Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm.
