Pas nisjes së turit të takimeve nga një grup demokratësh midis të cilëve ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje.
Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin.
Në udhëzim, thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 11 majit.
Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.
Nga qyteti i Durrësit, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.
Salianji tha se PD nuk po ndiqet as nga demokratët dhe as nga qytetarët, gjë që e tregoi dhe superskandali me zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Sipas ish-deputetit demokrat, në çdo vend të Evropës, në Rumani e Bullgari kjo do të shkaktonte revoltë popullore ndërsa në Shqipëri nuk ndodhi.
Kurse ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.
Sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.
Ju e kuptuat se kjo është një frymë për të bashkuar të gjithë për ti diskutuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme’, deklaroi dje Ilir Alimehmeti gjatë takimit me demokratët në qytetin e Durrësit
