
UER miraton rregulla të reja për transparencë dhe neutralitet; Spanja dhe Irlanda largohen nga edicioni si shenjë kundërshtimi
Izraeli do të ketë mundësinë të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse vendos të konkurrojë, pasi anëtarët e Unionit Europian të Radio-Televizionit kanë miratuar një paketë rregullash të reja që synojnë rritjen e neutralitetit dhe transparencës së konkursit. Vendimi u mor gjatë takimit në selinë e UER në Gjenevë, ku u aprovuan ndryshimet pa kërkuar votim të veçantë për pjesëmarrjen e Izraelit në edicionin e ardhshëm.
Sipas organizatorëve, rregulloret e reja i bëjnë të gjithë anëtarët e unionit të “përshtatshëm” për pjesëmarrje, një lëvizje që mbyll debatet formale mbi lejimin ose jo të Izraelit në skenë. Megjithatë, reagimet nuk vonuan. Televizioni publik spanjoll njoftoi menjëherë bojkotin e tij, vendim të cilit iu bashkua edhe Irlanda, duke sinjalizuar se edicioni i vitit 2026 në Vjenë mund të përballet me një klimë të tensionuar dhe pjesëmarrje të reduktuar.
Eurovision 2026, që do të zhvillohet në kryeqytetin austriak, shfaqet tashmë si një kompeticion i mbështjellë me debate politike dhe presion publik. Pa votim kundër dhe me rregullat e reja në fuqi, pjesëmarrja e Izraelit mbetet e hapur, ndërsa pritshmëritë janë që zhvillimet e ardhshme të përflasin edhe më shumë skenën europiane të muzikës në muajt që vijnë.
