Pas Tiranës, turi i foltores së Sali Berishës ditën e sotme po zhvillohet në Mirditë. Gjatë fjalës së tij Berisha ka shigjetuar sërish lëvizjen e Ervin Salianjit.
‘Ne do jemi dhe do mbeti parti e hapur. Jemi dhe do mbetemi parti e fjalës së hapur, çdo njeri do të ketë të drejtë të kritikojë e të thotë fjalën e lirë por duhet respektuar rregullat, jo të imponohet, çdo gjë duhet të thuhet brenda forumeve. Secili të votojë i lirë, por secili duhet të mendojë që procesin që zbatuam së bashku të jetë sa më solid, listat janë tuajat, duhet të mendojmë si ti bëjmë sa më të besueshme nga secili prej nesh, listat janë tuajat jo të Tiranës’,-tha ai.
Berisha e ka cilësuar këtë si foltorja e jetës së tij tij dhe se do të shpëtojë demokracinë.
