Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Kasharit. Sipas informacioneve paraprake, shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes, automjeti ka marrë flakë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.
Ende nuk raportohet nëse nga ngjarja ka persona të lënduar, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
